Përgatitjet për ndërtimin e Xhamisë së Madhe në Prishtinë janë në fazën përmbyllëse. kanë mbetur edhe pak javë që Drejtoria e Urbanizmit në Prishtinë të respektojë ligjin dhe të lejoj ndërtimin e kësaj xhamie.
Për ndërtimin e Xhamisë së Madhe në Prishtinë, ndonëse ka pse vjet që është vënë gurthemeli, megjithatë për shkaqe të ndryshme nuk janë filluar punimet. Kohë më parë, për këtë çështje u debatua edhe në Kuvendin Komunal të Prishtinës.
Adonis Tahiri nga Komuna e Prishtinës, tha se ashtu që të gjithë asamblistët që do të duhej të ishin përfaqësues politik të qytetarëve të Prishtinës të japin mendimin e vet aty.
Kurse Resul Rexhepi sekretar Gjeneral në BIK, tha se aktualisht nga ai debat, deri në këtë moment jan duke punuar me drejtorinë e urbanizmit për eliminimin e disa finesave ne projektin tonë që e kemi paraqit bashkë me kërkesën për leje.
Sipas zëdhënësit të Komunës, asamblistët e subjekteve politike në Prishtinë e kanë mbështetur ndërtimin e xhamisë qendrore, ndërsa çështja ka kaluar në Drejtorinë e Urbanizmit.
“Nuk jemi na ata të cilët që i bllokojmë zyrtyarët tonë komunal që jan ëtë vthirrur për këtë çështje nuk jam unë ai që duhet të vendosi të bëhet ose jo Xhami, mirëpo zyrtarët tanë e kanë ligjin para vetit edhe ne jemi ata që do tju rrimë mbi kokë që mos ta shkelin ligjin”, tha ai.
Edhe përfaqësuesi i BIK’ut, Resul Rexhepi, thotë se po presin lejen e ndërtimit nga Drejtoria e Urbanizimit për fillim të punimeve për ndërtimin e Xhamisë.
“Komuna e cila ka pasur një qasje korrekte e që duhet ta them me shumë kënaqësi, ajo do të na lëshon edhe lejen dhe atëher pritet edhe fillimi i punimeve dhe tani sa do të zgjasë kjo, kjo varet komplet nga drejtoria e urbanizmit e Komunës së Prishtinës”, tha ai.
Zyrtarët e këtyre institucioneve thonë se u duhet edhe pak kohë deri te saktësimi dhe heqja e çdo dileme të mundshme për fillimin e punimeve për Xhamin e madhe në Prishtinë për ç`gjë bashkëpunimi ndërinstitucional mes Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Komunës së Prishtinës nuk mungon.
http://www.dailymotion.com/video/x5x37a9#tab_embed
Berisha i drejtohet shqiptarëve në Londër: Keni rol përcaktu...
Anglia merr fitore të thellë ndaj Irlandës dhe rikthehet në ...
Kurti: Doracakët asnjëherë nuk kanë qenë kurrikulë e as teks...
‘Termokos’: 17.500 konsumatorë me pajisje matëse për ngrohje
Eksperti gjerman bën një propozim radikal: Burrat patentë-sh...
Scholz mbron bisedën telefonike me Putinin