Sot pasdite u shfaq një zjarr në lokalitetin Ormane të Pehçevës, pranë rrugës rajonale Dellçevë-Pehçevë, i cili për shkak të barit të thatë dhe erës së fuqishme kanoset të shkatërrojë sipërfaqe të mëdha me drunj pishe, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas informatave të drejtorit të NP ‘Pyjet e Maqedonisë’ në Pehçevë, Borçe Bojçevski, zjarri është denoncuar rreth orës 16:30, ndërsa në terren janë përfshirë të gjithë të punësuarit e NJTKZ Berovë.
‘Situata është e rrezikshme, sepse sipërfaqet janë të thata dhe fryn një erë e fuqishme që shkakton përhapjen e zjarrit me shpejtësi të madhe. Për momentin janë angazhuar të gjitha resurset njerëzore për t’u munduar ta lokalizojmë zjarrin dhe të pengojmë katastrofë me përmasa më të mëdha’, tha Bojçevski.
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka