MASHT nuk komenton letrën nga Shqipëria

20:14 | 15 Gusht 2017
Arbresh.info

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), përmes një komunikate për media ka sqaruar se akomodimi i ministres së arsimit të Shqipërisë, Mirela Karabina, është bërë në koordinim në mes të dy dikastereve të dyja shteteve.

Në komunikatë thuhet se edhe vet Karabina, përmes një shkrese dërguar kabinetit të ministrit në detyrë, Arsim Bajrami, ka thënë se se çdo gjë ka qenë në rregull gjatë qëndrimit të saj në Kosovë, dhe se përfoljet në media dhe portale, nuk janë të sakta.

“Me qëllim të informimit të drejtë të opinionit publik lidhur me shkrimet në disa portale, për vendosjen e ministres së Arsimit, Sportit dhe Kulturës të Shqipërisë znj. Mirela Karabina në një nga hotelet e Gjakovës, me rastin e pjesëmarrjes në hapjen e punimeve të Seminarit mbarëkombëtarë të mësimit plotësues të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë dhe mërgatë, MAShT sqaron se çdo gjë është bërë në koordinim të përbashkët ndërmjet dy ministrive përkatëse dhe se nuk ka patë asnjë vëreje nga ana e znj. Karabina lidhur me akomodimin. Lidhur me këtë, sot Ministrja Karabina , ka sqaruar edhe zyrtarisht përmes një shkrese dërguar kabinetit të ministrit Bajrami se çdo gjë ka qenë në rregull gjatë qëndrimit të saj në Kosovë dhe se përfoljet në media dhe portale lidhur me akomodimin nuk janë të sakta.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme