Brad Pitt dhe Angelina Jolie janë në bisedime për shkurorëzim dhe nuk ka pasur asnjë bisedë për ribashkim, ashtu siç kanë raportuar disa media botërore.
Javën e kaluar është raportuar se dyshja e aktorëve është duke menduar për ribashkim, por burimet e TMZ-së të afërta me çiftin kanë thënë se nuk ka asgjë të vërtetë rreth këtyre raportimeve.
Dy palët janë duke punuar për arritjen e marrëveshjes për kujdestarinë e fëmijëve dhe procedurat e shkurorëzimit janë duke vazhduar tutje, transmeton Koha.net.
TMZ raporton se njëra prej arsyeve se përse dyshja nuk do të ribashkohet është se Angelina ka bërë akuza të rënda ndaj Bradit, duke pohuar se ai ishte shumë abuziv ndaj fëmijëve.
Aktori Pitt nuk ka fshehur ndjenjat e tij për fëmijët – ata janë prioritet i tij, por TMZ raporton se dyshja nuk e ka ndërmend ribashkimin.
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...
Moti sot në Shqipëri
Institucioni i Avokatit të Popullit diskuton sot për shëndet...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell