Ja çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni kos

19:52 | 15 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Kosi është një nga produktet që përdoret gjerësisht në gjithë botën. Ai mund të konsumohet ashtu siç është ose si një ëmbëlsirë e ftohtë e përzier me fruta.Është një produkt shumë ushqyes që prodhohet nga fermentimi natyral i qumështit. Përveç shijes unike të shijshme, kosi ka përfitime të panumërta:

Ndihmon në uljen e hipertensionit

Studimet tregojnë se shtimi i kosit në dietën tuaj ndihmon në uljen e rrezikut të hipertensionit i cili zakonisht njihet si presion i lartë i gjakut.Gjithashtu ju ndihmon në mbajtjen e trupit në formë dhe parandalon sëmundjet kronike si dhe  ndihmon sistemin tuaj të tretjes .

Kos ndihmon në humbjen e peshës

Sipas një studimi të ri për të përshpejtuar humbjen e  peshës dhe procesin e djegies së dhjamit ju duhet të shtoni kos në vaktet tuaja. Kosi ka përmbajtje të lartë të proteinave që ju bën të ndiheni të ngopur për një kohë të gjatë dhe zvoglon tendencën e të ngrënit shumë. Kalçiumi në kos e rrit procesin e djegies së yndyrës në trup dhe ndihmon në rritjen e shkallës metabolike.Ata që e konsumojnë kosin rregullisht tentojnë të humbasin 80 për qind më shumë  të yndyrna në stomak sesa ata që nuk e marin në mënyrë të rregullt.

Kosi ndihmon në përmirësimin e lëkurës

Gjithkush dëshiron  një lëkurë të përsosur dhe rrezatuese. Konsumimi ose aplikimi i kosit direkt në fytyrë sjell dobi.Acid laktik ndihmon në heqjen e qelizave të vdekura të lëkurës  dhe redukon shenjat e plakjes sipas studimin të Shoqërisë Dermatologjike të Zelandës së Re. Kos përmban acid laktik dhe zink që janë të dobishme për heqjen e akneve dhe rinovuar lëkurën.

Kosi shëron infeksionin maja

Gratë konsiderohen të jenë më të ndjeshme ndaj infeksioneve të majave që është formë e infeksionit fungal.Kruarje, skuqje, dhimbje, erërat e këqija janë disa nga simptoma e mundshme të infeksionit të majave.Fatmirësisht këto infeksione mund të kurohen me metoda natyrale.Mundësia e marrjes së infeksioneve të majave mund të zvogëlohet me kos, megjithatë është e domosdoshme të përdorni kos të thjeshtë, organik pa ndonjë ngjyrë apo aromë të shtuar për infeksione. Kosi përmban acidofile që janë përgjegjëse për të shkatërruar infeksionet fungale dhe bakteriale në trup.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme