Për nesër është ftuar takimi i partive politike, i iniciuar nga LAA-ja gjatë seancës së djeshme të Kuvendit. Takimi do të nisë vetëm një orë pas atij konsultues të thirrur nga kryesuesi i seancës, Adem Mikullovci.
Ideja e këtij takimi është propozuar dje nga Avdullah Hoti, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për situatën e krijuar pas bojkotit nga ana e PAN-it.
Në takim nuk dihet se a do të merr pjese Lëvizja Vetëvendosje, zëdhënësi i kësaj partie Shkodran Hoti në një prononcim për arbresh.info ka thënë se ende nuk kanë marrë një vendim se a do të shkoj nesër të takimin e propozuar nga Avdullah Hoti.
“Ne ende nuk kemi marrë vendim, nesër do të i’u njoftojmë nëse do të marrim pjesë apo jo” ka thënë Hoti/arbresh.info/
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...