Gjatë muajit qershor të këtij viti çmimet në pakicë të prodhuesve të prodhimeve industriale, në nivel mujor kanë mbetur të pandryshuara, ndërsa në nivel vjetor janë më të larta për 3.2 për qind, thuhet në raportin e sotëm të Entit Shtetëror për Statistikë.
Në tregjet e huaja çmimet në pakicë të prodhimeve industriale në qerdhor të këtij viti janë më të ulëta për 1.1 për qind në nivel mujor, ndërsa në nivel vjetor janë më larta për 6.4 për qind, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Çmime më të ulëta gjatë muajit qershor, në krahasim me muajin maj ka në sektorin e ‘minierave-xeheve’ edhe atë për 2 për qind, ndërsa çmime më të larta në sektorin ‘industrial-përpunues’ për 0.2 për qind dhe në sektorin ‘furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim’ për 0.4 për qind.
Sipas raportit të Entit Shtetëror për Statistikë, në qershor të këtij viti në krahasim me qershorin e vitit të kaluar çmimet më të larta në pakië janë si vijon: 14.8 për qind në sektorin ‘miniera-xehe’, 2.3 për qind në sektorin ‘industrial-përpunues dhe 1.1 për qind në sektorin ‘furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim’.
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...