Të enjten më 17 gusht për vizitë zyrtare në FFK, do të vjen presidenti i UEFA-s, z. Aleksander Çeferin, të cilin do ta presë presidenti i FFK-së z. Fadil Vokrri me bashkëpunëtorë.
Presidenti Çeferin pas takimeve në FFK do të ketë edhe takime tjera nga krerët e shtetit të Kosovës.
FFK dhe Kosova është e nderuar me këtë vizitë të njeriut të parë të UEFA-s, duke marrë për bazë që kjo është vizita e tij e parë në rajon prej kur është zgjedhur president i UEFA-s, si dhe kontributi i tij i jashtëzakonshëm në pranimin e FFK-së në UEFA dhe FIFA sa ishte kryetar i FF të Sllovenisë. Presidenti Çeferin do të jetë i shoqëruar edhe nga tre zyrtarë të UEFA-s.
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin