Në ambientet e kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, dhe përfaqësuesve të FC Prishtina, anëtarit të bordit, Afrim Muçiqi dhe sekretarit, Fatos Hoxha, është nënshkruar zyrtarisht kontrata e shfrytëzimit të stadiumit “Rexhep Rexhepi” në Drenas.
Prishtina do t’i zhvilloj të gjitha ndeshjet e saj si vendase në stinorin vjeshtor të edicionit 2017/18. Kushtet e ofruara, nga të gjitha stadiumet me pagesë që ka pasur klubi nga dita e shpërnguljes për shkak rinovimit të stadiumit, janë më të volitshmet nga Komuna e Drenasit. Andaj, me këtë rast, FC Prishtina falënderon jashtëzakonisht shumë kryetarin e Komunës së Drenasit, z. Ramiz Lladrovci. Po ashtu, FC Prishtina falënderon edhe KF Feronikeli për mikpritje.
Prishtina do t’i zhvilloj ndeshjet të dielave. Ndërsa, këtë të diel më 20 gusht nga ora 17:00 në Drenas e pret Dritën në kuadër të javës së parë Vala Superligës.
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...