Anëtari i kryesisë qendrore në Nisma për Kosovën Fehmi Hysenaj përmes një statusi në rrjetin social Facebook i ka komentuar largimet e fundit nga dega e PDK-së në Shtime, shkruan arbresh.info
Hysenaj ka thënë se anija e kryetarit Naim Ismajli nga radhët e PDK-së është duke u fundosur.
“Në ditët e fundit anija në fjalë dha shenjat finale të fundosjes edhe pse në skajin e pafundosur ende po qëndrojnë në këmbë Fehmi Mujota dhe Fatmir Xhelili për ta shpëtuar fundosjen e tërë” ka thënë Hysenaj
Më posht mund ta lexoni statusin e tij të plotë:
SITUATA AKTUALE POLITIKE NË SHTIME
Po të isha piktor i mirë do ta pasqyroja përmes lapsit, por me që nuk jam më duhet ta përshkruaj me fjalë. Anija me kapiten Naim Ismajlin që i përngjante një haremi sulltanor, qysh para disa viteve kishte dhënë shenja të fundosjes, por disa njerëz që i qëndruan besnik nuk e lejuan këtë. Në ditët e fundit anija në fjalë dha shenjat finale të fundosjes edhe pse në skajin e pafundosur ende po qëndrojnë në këmbë Fehmi Mujota dhe Fatmir Xhelili për ta shpëtuar fundosjen e tërë. Në këtë situatë dy anëtarë që i qëndruan besnik edhe përkundër që nuk njihen për notues të mirë ia mësyn bregut pa e vërejtur se në të majtë anijes gjendet një anije e bukur dhe shumë më afër se bregu. Ata zgjodhën bregun dhe ia dolën disi. Në të djathtë pak më larg ishte një anije me një staf jo shumë premtues por vigjilentë, sepse shpesh bëjnë zef ditë e natë dhe qëndrojnë në këmbë, por shpesh e vizitonin anijen që po fundosej. Pak më larg në të djathtë ishte një anije me material të vjetër dhe me një kapiten të panjohur, kjo qëndronte stabile kur nuk kishte dallgë të mëdha. Rreth anijes që po fundosej qëndronin disa notues të mirë që herë herë hynin në të për të marrë ndonjë gjë që kishte mbetur. Këta notues e së paku njëri nga ata synonte të shkonte not te një anije e cila ishte shumë e larguar nga ana e majtë dhe shquhej për mungesë kapiteni me përvojë, por ishte e punuar mirë dhe ishte shumë e shpejtë. Po ashtu afër anijes që fundosej qëndronte njeriu i cili kishte vizituar not po thuaj se të gjitha anijet dhe me të vërtetë e kishte të vështirë, sepse notonte me një dorë, kurse në dorën tjetër mbante lart çantën me bagazhin patriotik e intelektual që pretendonte që e ka. Një e papritur ishte edhe ajo që një pjesëtar i Bordit të anijes që fundosej zgjodhi të dal not në breg, por nuk e zgjodhi rrugën e drejtë, por në diagonale dhe zig -zaget që bëri e bënë që të dal i dërmuar në breg. Fundja për qytetarët e Shtimes po vijnë lajme të mira, sepse kanë çka të zgjedhin.
F.H.
Magjia e Vermoshit nën vellon e dëborës, Rama fton qytetarët...
Arbana Osmani vendos një rekord të ri në karrierën e saj
Lideri koreanoverior urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sul...
‘Unë jam më e mirë sesa që e keni meritu’, përplasen me tone...
Nga sot gomat e dimrit të obligueshme
Universitetet shqiptare, të fundit në listat e akreditimi, s...