Bukuroshja shqiptare tregon se e nxjerrë një rrogë nga Instagrami

16:21 | 15 Gusht 2017
Arbresh.info

Armina Mevlani është nga vajzat më të njohura dhe më të diskutuara të showbizit shqiptar.

Armina ka një blog personal, ka disa dyqane veshjesh në Tiranë dhe gjithashtu bashkëpunon edhe me firma të njohura të modës nga e gjithë bota.

Armina ka treguar për dëgjuesit e emisionit #thuajemepepsi në Top Albania Radio, se krahas punëve të tjera nga të cilat përfiton një pagesë ajo gjithashtu përfiton edhe nga Instagrami nëpërmjet postimeve të saj.

Fitimet kryesore për blogeren nga Instagrami janë veshjet dhe dhuratat që i bëhen nga firma të ndryshme, produktet e të cilave ajo i reklamon në profilin e saj.

Gjithashtu ajo ka shtuar se çdo postim i saj paguhet me anë të një kuote e cila varion nga firma me të cilën ajo bashkëpunon apo reklamon.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme