Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar periudha e aplikimit për regjistrim si votues jashtë Kosovës, e cila do të zgjasë deri më 23 gusht 2017.
Prej datës 16 korrik kur ka filluar kjo periudhë e deri më sot (e martë, 15 gusht), sipas të dhënave mesditës, numri i aplikimeve për tu regjistruar si votues jashtë vendit është: 2 mijë e 296.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve inkurajon të gjithë qytetarët me të drejtë vote, që jetojnë jashtë Kosovës dhe që i plotësojnë kriteret ligjore përkatëse – që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për tu regjistruar si votues jashtë Kosovës dhe pastaj edhe të votojnë në Zgjedhjet Lokale të 22 tetorit.
Të gjitha informacionet lidhur me mënyrën e aplikimit dhe dokumentacioni tjetër i domosdoshëm është i publikuar në faqen e KQZ-së, në këtë link: KËTU
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...
Pakistan: 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës ...
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?