Google ADS

Po vonohet hapja e kufirit që afron Kumanovën me Gjilanin

15:54 | 15 Gusht 2017
Arbresh.info

Deri më tash Qeveria e Maqedonisë nuk ka bërë asgjë për përfundimin e procedurës për shpronësimin e tokës dhe dhënien e lejes për ndërtim të vendkalimit kufitar

Hapja e vendkalimit kufitar Bellanoc-Stançiç e premtuar se do të bëhet gjatë këtij viti ende është larg realizimit të saj. Megjithatë rruga është asfaltuar dhe qytetarët po kalojnë kufirin ndërmjet dy vendeve.

Një qyetar i cili nuk ka dashur të bëje të ditur identitetin e tij ka thënë për albinfo.ch se ai gjatë pushimeve që po i kalon në Kumanovë ka ardhur në Gjilan tek të afërmit e tij disa here nga kjo rrugë. “Unë po vi po thuajse çdo ditë nga Stançiqi dhe nuk kam pasur asnjë problem. Kjo rrugë që është asfaltuar e ka shkurtuar tej mase kohën për të mbërritur në Gjilan. Më ka ndodhur të has në ekipe të policisë, por asnjëherë nuk më kanë ndalur për kontroll”, ka thënë ai.

Ndërsa deri më tash Qeveria e Maqedonisë nuk ka bërë asgjë për përfundimin e procedurës për shpronësimin e tokës dhe dhënien e lejes për ndërtim të vendkalimit kufitar. Ata arsyetohen se vonesa e procedurave në fjalë, vjen për shkak të zbatimit të procedurave ligjore të dy shteteve, Maqedoni e Kosovë, të cilat janë bashkëpjesëmarrëse në këtë projekt.

“Te ne vazhdon procedura për dhënien e lejes për ndërtim dhe shpronësim e cila është planifikuar të përfundojë në afat prej 20-30 ditësh. Pastaj, firmat që do të përzgjidhen, do të mund të nisin punimet ndërtimore”, thuhet në përgjigjeje e Qeverisë së Maqedonisë dhënë për televizionin Alsat.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme