Gianluigi Buffon, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë pjesë e listës së shkurtër nga UEFA për çmimin “Lojtari i Vitit”.
Portieri legjendar i “Zonjës së Vjetër”, Gianluigi Buffon, superylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi dhe sulmuesi portugez Cristiano Ronaldo i Real Madridit janë tre të nominuarit për çmimin “Lojtari i Vitit” nga UEFA për sezonin 2016/17, transmeton portali arbresh.info.
Fituesi i çmimit do të prezantohet gjatë shortit për faza grupore në UEFA Ligë të Kampionëve 2017/18 në Monaco më 24 gusht (e enjte).
Lista e shkurtër prej tre lojtarëve është përzgjedhur nga një juri e përbërë prej 80 trajnerëve të klubeve që marrin pjesë në fazat grupore të UEFA Ligës së Kampionëve 2016/18 dhe UEFA Evropa Ligës, së bashku me 55 gazetarë të zgjedhur nga grupi ‘European Sports Media’./arbresh.info
Lojtarët që përbëjnë Top 10-shen:
4: Luka Modrić (Real Madrid)
5: Toni Kroos ( Real Madrid)
6: Paulo Dybala (Juventus)
7: Sergio Ramos (Real Madrid)
8: Kylian Mbappé (Monaco)
9: Robert Lewandowski (Bayern München)
10: Zlatan Ibrahimović (Manchester United)
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele