Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, e ka quajtur paturpësi fjalimin e deputetit të Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, për komandantët e UÇK-së të cilët i quan të paguximshëm.
Gucati, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka thënë së në kohën kur këta komandantë që Krasniqi i fyen, rrezikonin kokën e tyre për lirinë e vendit, ai bashkë me bashkëpartiakë të tij nuk bënë asgjë në vendin, madje nuk e njohin shtetin e Kosovës.
Lexoni të plotë postimin e tij:
Nuk mund të kuptoj si mund të mburret me fjalimin e tij në Parlamentin e Kosovës Frashër Krasniqi, madje në fjalimin e tij të parë ngeci jashtë duke mos qenë pjesë e atyre që vërtetë duan të veprojnë për të mirën e popullit, ai ka guximin dhe paturpësinë të flas për udhëheqësit e UÇK-se, sepse në kohen kur komandantët rrezikonin kokën, ai dhe shumë të tjerë ishin spektatorë të tmerrit me të cilin ballafaqohej populli ynë. Dhe, pasi që nuk u derdh asnjë pikë djerse e tyre për të mirën e këtij vendi, Frashër Krasniqi dhe Dardan Molliqaj nuk njohin as himnin, as flamurin, e me këtë as Kosovën si shtet të pavarur.
Komandantët dhe lufta e UÇK-se janë një!
Kryetari i OVL-së të UÇK-se: Hysni Gucati
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...