Cristiano Ronaldo rikthehet në stërvitje pas dënimit (FOTO)

14:41 | 15 Gusht 2017
Arbresh Info

Cristiano Ronaldo është rikthyer sot (e martë) në stërvitje me Real Madridin pas dënimit me pesë ndeshje mos-lojë për shtyrjen e gjyqtarit.

32-vjeçari dukej i fokusuar duke iu bashkuar Luka Modricit, Gareth Bales dhe Karim Benzemas në seancën stërvitore të mëngjesit para ndeshjes kthyese të Superkupës së Spanjës me Barcelonën, transmeton portali arbresh.info.

Ishte ndeshja e parë kur ylli portugez humbi ftohtësinë e tij duke shtyrë gjyqtarin Ricardo De Burgos Bengoetzea, i cili i shfaqi kartonin e dytë të verdhë në fitoren e tyre 3 me 1 në Camp Nou.

Ronaldo do të mungoj në muajin e parë të sezonit të La Ligas./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme