Deputeti i Nisma për Kosovën, Milaim Zeka ka thënë se vota e tij do të jetë kundër PAN-it, nëse ky i fundit nuk e propozon deri të hënën kandidatin për kryetar të Kuvendit të Kosovës.
Zeka përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se nëse deri të hënën kjo gjë nuk ndodh, ai do të propozojë edhe largimin e Nimsës nga koalicioni PAN.
Postimi i plotë:
“Nese PAN-i nuk sjelle emer deri te henen, vota ime do jet kunder
Çdo budallallek , e ka nje funde. Çdo konflikt , e ka nje marreveshje. Çdo bllokade, nje zgjidhje.
Kjo loja e VV/se, duke bojkotuar mbledhjet konsultative, duhet ta kete nje funde per PAN-in.
Nese PAN-i, deri javen qe vjen, nuk do ta sjelle emrin e kandidatit pet kryetar te Parlamentit, une si deputet i Kosoves, do te dale me keto propozime:
Nisma te largohet nga PAN
NISMA te propozoje kandidatin per Kryetar te Parlamentit, ne emer te PAN-it
Nese asnjera alternative, vota ime nuk shkon per PAN-in, dhe krejte kete e beje per hire te votueseve te mi, dhe qe politiken e parlamentin, nuk i shohe si shtratin tim te fundit ne jeten time!!!” (sic.)
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...