Salma Hayek ka ngritur zërin për pabarazinë gjinore, duke u shprehur se gratë punojnë më shumë sesa burrat por janë më pak të prirura për të kërkuar rroga të larta.
Producentja dhe aktorja meksikane ka thënë se meshkujt kanë standard më të ulët, por ndihen të fuqishëm për të kërkuar më shumë para.
Në një intervistë të dhënë së fundmi, ajo është shprehur: “Femrat punojnë më shumë sesa meshkujt. Ato janë më shumë kërkuese ndaj vetes dhe kanë ndjesinë që nuk kanë dhënë mjaftueshëm dhe për këtë arsye nuk guxojnë të kërkojnë një pozicion apo pagë më të mirë”.
“Meshkujt punojnë më pak, ata janë më pak kërkues tek vetja dhe standardet e tyre janë më të ulëta. Por pavarësisht kësaj, ata kërkojnë një rritje apo promovim”./Arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?