Skuadrat elitare të Kosovës, kthehen në aksion këtë fundjavë.
Edicioni i ri, i cili pritet te jetë ndër më të mirët, do të nisë të premten pasdite me përballjen Trepça ’89-Flamurtari.
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), ka publikuar orarin e sfidave të javës së parë, transmeton kp.
Kampionët në fuqi të Kosovës, kundër të rikthyerit në Supeligë, synojnë ta nisin me fitore.
Ndërkaq, kryendeshja e javës së parë luhet në Drenas mes Prishtinës dhe Dritës, skuadra këto të përforcuar mjaft shumë gjatë kësaj vere, sfidë kjo që luhet të shtunën pasdite.
Ndërkaq, Vllaznia e Pozhoranit, e cila për herë të parë garon në elitën e futbollit kosovar, sezonin e ri do ta nisë në udhëtim te Feronikeli.
Vala Superliga / Xhiroja e Parë
E premte
Trepça ’89 – Flamurtari
E shtunë
Llapi – Drenica
Feronikeli – Vllaznia
E diel
Prishtina – Drita
Vëllaznimi – Liria
Gjilani – Besa
Të gjitha ndeshjet fillojnë prej orës 17:00.
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...