Romelu Lukaku nuk mund të kishte parashikuar një fillim më të mirë në karrierën e tij në Manchester United.
Sulmuesi belg, i cili arriti në Old Trafford pas transferimit prej 75 milionë funta nga Evertoni, shënoi dy herë në debutimin e tij gjatë fitores së Manchester United ndaj West Hamit me rezultat 4 me 0 në javën e parë të këtij sezoni në Premierë Ligë, transmeton portali arbresh.info.
Tarifa e madhe e transferimit do të thotë që Lukaku është duke u vëzhguar me kujdes, ashtu si Paul Pogba pas transferimit për 89 milionë funta nga Juventusi. Por, Lukaku nuk ka shfaqur ndonjë shenjë që presioni të vendoset mbi të falë paraqitjes së mrekullueshme ndaj West Hamit.
Ata të cilët e kanë shikuar edhe më parë Lukakun me siguri nuk presin që ai të jetë lojtari më i shpejtë kur e shikojnë atë. 24-vjeçar peshon më shumë se 100kg, shifër e cila nuk iu lidh sigurisht me ndonjë person të shpejtë.
Megjithatë, Lukaku dhe Pogba kanë vrapuar më shpejtë se çdo lojtar tjetër në Premierë Ligë në javën e parë të këtij edicioni.
Sipas statistikave nga ‘Opta’, të dy lojtarët e Manchester United kanë arritur shpejtësinë më të lartë prej 21.5 mph, ndërsa Marcus Rashford qëndron i katërti si më i shpejti (21.3 mph), pas Theo Walcottit të Arsenalit (21.4 mph).
Nëse bëjmë krahasime, Usain Bolt ka arritur shpejtësinë më të lartë prej 27.8 mph kur vendosi rekord botëror në garën prej 100 metra në vitin 2009./arbresh.info
Shikoni pjesët më të mira të Lukakut në fushë në ndeshjen ndaj West Hamit:
https://www.youtube.com/watch?v=rmEI2ZdyB6M
https://www.youtube.com/watch?v=V_dUApXxCDo
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...