Pas komenteve të Trump, Maduro urdhëron për stërvitje ushtarake

02:00 | 15 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Presidenti i Venezuelës ka urdhëruar forcat e armatosura të fillojnë ushtrimet.

Ai këtë vendim e ka marrë menjëherë pas komenteve të Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, i cili ka theksuar se ‘SHBA-të mund të ndërhyjnë me forca ushtarake për të zgjidhur situatën në Venezuelë’, transmeton portali arbresh.info

Në një fjalim për televizionin shtetëror, Nicolas Maduro tha se populli i Venezuelës duhet të jetë i përgatitur për të mbrojtur vendin kundër ‘rrënjëve imperialiste’.

Ushtrimet ‘civile-ushtarake’ do të zhvillohen me 26 dhe 27 maj.

Trump paralajmëroi të premten e kaluar se SHBA po shqyrtonte të gjitha opsionet për Venezuelën “përfshirë një mundësi të mundshme ushtarake”.

Komentet e Donald Trump u dënuan nga opozita në Venezuelë dhe nga vendet tjera të Amerikës Latine./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme