Google ADS

Më thuaj sa kafe pi në ditë, të të them si je me shëndet

00:39 | 15 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Shkencëtarët kanë vendosur të analizojnë faktet për efektin e kafes në shëndet, varësisht prej asaj se sa pimë mesatarisht gjatë ditë.

Një filxhan

Pro: Pirja e një filxhani kafe në ditë rregullon vlerat e tensionit të gjakut, ka zbuluar studimi grek i kryer në 500 njerëz të moshës prej 65 deri 100 vjet. Përveç kësaj, ata kanë zbuluar që njerëzit të cilët në ditë pinë rreth një filxhan kafe, kanë enë më të shëndetshme të gjakut se sa ata që nuk pinë kafe, ndërsa shkencëtarët besojnë që për këtë gjë kanë meritë antioksidantët e kafes, sepse rrisin prodhimin e oksidit nitrik dhe kështu ndihmojnë relaksimin e mureve të arterieve. Hulumtimi i Universitetit të Bristolit ka treguar që madje edhe një filxhan kafe stimulon trurin në përforcim të punës.

Kundër: Madje edhe një filxhan kafe mund të pengojë ritmin normal të gjumit, d.m.th. të përgjumjes, pohon Sian Potter nga Shoqëria britanike e dietistëve. Ai ka zbuluar që kafeinës i duhen rreth tetë orë për t’u larguar nga organizmi, kështu që ata të cilët kanë probleme me gjumin nuk duhet ta pinë kafe pas orës 16.

Dy filxhanë

Pro: Kjo sasi e kafes ndihmon për ta mbrojtur trupin nga sëmundja e Alzheimerit, kanë zbuluar shkencëtarët e Universitetit të Floridës, sepse rreth 200 miligramë kafeinë sa përmbajnë ato është sasi e mjaftueshme për të parandaluar akumulimin e proteinave në tru, një nga shkaqet e Alzheimerit.

Pirja e dy filxhanëve kafe gjysmë ore para ushtrimeve rrit aftësitë fizike dhe energjinë, ka raportuar studimi i revistës Journal of Sports Medicine, sepse stimulon prodhimin e acideve yndyrore të cilat trupi ynë i përdor si lëndë djegëse.

Kundër: Femrave shtatzënë dhe atyre që ushqejnë me gji nuk u rekomandohet të marrin më shumë se 200 miligramë kafeinë, sepse vlerat më të larta nxisin lirimin e niveleve më të larta të hormonit të stresit – kortizolit, si dhe adrenalinës, çka mund të rris rrezikun nga aborti spontan.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme