Ekonomia italiane ka tendenca të ringjalljes në krahasim me rivalët në Bashkimin Evropian (BE), por në një fushë mbetet lidere e paarritshme, në bërjen e akulloreve, ku kërkesat janë në rritje dhe e bëjnë Italinë prodhuesin më të madh.
Prodhuesi e akulloreve në Itali kanë prodhuar vitin e kaluar 595 milionë litra akullore, që paraqet 19 për qind të prodhimit të përgjithshëm evropianë, shkruan agjencia Bloomberg, duke iu referuar statistikave zyrtare.
Sipas statistikave të bazuara në faturat e shitjes së shitoreve të vogla, brenda vitit italianët fitojnë 1,4 miliard euro. Në këtë biznes janë të punësuar pothuajse 69.000 njerëz në Itali.
Në vendin e dytë në Evropë për nga prodhimi i akulloreve është Gjermania me 515 milionë litra.
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...