Google ADS

Meenakshi, perëndesha luftëtare që nuk u mposht nga asnjë burrë…deri sa takoi Shivën

23:52 | 14 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Meenakshi është një perëndeshë në mitologjinë hindu, e cila vazhdon të adhurohet kryesisht në pjesën jugore të Indisë. Kjo perëndeshë besohet të jetë një avatar i perëndeshës Parvati, gruas së Shivës.

Tempulli më i rëndësishëm i dedikuar kësaj perëndeshë është tempulli i Meenakshi Amman në Madurai, Tamil Nadu, Indi. Në këtë tempull, Meenakshi adhurohet së bashku me burrin e saj, Shiva, transmeton portali arbresh.info

mekan1

Lidhja e fortë e Meenakshit me qytetin e Madurit lidhet me mitin e saj të ardhjes në jetë. Mes shek.4 para Krishtit dhe shekullit të 17-të, një nga fuqitë më dominuese në pjesën jugore të Indisë ishte dinastia Pandyan. ër një pjesë të madhe të sundimit të tyre, Madurai shërbeu si kryeqytet i tyre. Një nga mbretërit Pandyan ishte legjendari Malayadëaja Pandya, i cili duket si mbështetës i Pandave në Mahabharata. Sipas legjendës, mbreti dhe gruaja e tij, Kanchanamala, nuk ishin në gjendje të kishin fëmijë. Mbreti iu lut perëndive të ndryshme për t’i dhënë atij një fëmijë, dhe përfundimisht lutjet e tij u përgjigjen nga Shiva, megjithëse në një mënyrë të papritur.

Mbretëresha nuk mbeti shtatzënë sikurse pritej. Përderisa mbreti po bënte një flijim për hir të lindjes së një fëmije, një vajzë trevjeçare doli nga zjarri sakrifikuese. Ky fëmijë kishte tre gjinj, dhe ishte parathënë që gjoksi i tepërt do të zhdukej kur të takonte një njeri të denjë për t’u bashkëshorti i saj. Përveç kësaj, sytë e vajzës u formuan si peshk, prandaj iu dha emri Meenakshi. Në gjuhën tamile, ‘meen’ do të thotë ‘peshk’, ndërsa ‘akshi’ nënkupton ‘sytë’.

mekan2

Ajo u rrit duke mësuar artet marciale dhe u bë një luftëtare e shkëlqyer, e cila shkëlqeu në hark dhe në luftën me shpata. Kur Meenakshi arriti moshën 21 vjeçe, babai i saj vendosi të ftonte të gjithë mbretërit dhe princat fqinj në Madurai, me shpresën që vajza e tij të martohej. Kjo bëhej për shkak të një zakoni sipas të cilit gratë nuk lejoheshin të merrnin fronin, prandaj edhe mbreti kërkontë dike që të udhëheqte mbretërinë me vajzën e tij.

Ata që kërkonin dorën e Meenkashit i sollën asaj dhurata të çmuara, megjithatë kjo nuk ia mbushi syrin asaj. Ajo kërkonte një burrë që do t’a mposhte atë në luftë. Ajo sfidoi secilin që kishte ardhur për të kërkuar dorën e saj, por asnjëri nga ta nuk ia doli të mposhtë princeshën. Kështu Meenakshi mbeti vetëm, ndërsa babai i saj u pendua që lejoi atë të ngjitej në fron.

mekan4

Kur vdiq mbreti, Meenakshi u bë sundimtarja e re e dinastisë Pandyan. Ajo udhëtoi drejt veriut për të kryer fushata ushtarake dhe mposhti të gjithë ata që i dolën përpara. Në malin Kaliash, ajo takoi atë që ishte i barabartë me të, zotin Shiva. Sapo ata u takuan, gjoksi i tretë i Meenakshit u zhduk dhe çifti u kthyer në Madurai për t’u martuar.

mekan5

Meenakshi është sigurisht një nga perëndeshat më interesante në mitologjinë indiane. Sipas shumë shkrimtarëve, ajo mund të shërbejë si frymëzim për gratë dhe vajzat e reja. Historia e saj tregon se femrat nuk duhet të jenë të lidhura me normat gjinore për të arritur qëllimet e tyre. Historia e saj thekson se gratë mund të marrin lehtë drejtimin e gjërave që presupozohet të jenë vetëm për meshkujt.

India ende vazhdon të ballafaqohet me probleme gjinore, kur shumica e grave vazhdojnë të vuajnë nga sistemi patriarkal./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme