Ish-presidenti e ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, të hënën ka alarmuar për numrin e madh të vdekjeve në bregdetin shqiptar, duke gjetur rastin për të kritikuar kështu qeverisjen e vendit.
Ka thënë se në Shqipëri, këtë sezon turistik u mbytën pushues 4 herë më shumë se në mbarë Evropën.
“Të dashur miq, sot mediat njoftuan mbytjen e radhës të një pushuesi në Velipojë, mbytja e tretë kjo në pesë ditët e fundit në brigjet e vendit. Kjo ishte viktima e 21-të e këtij sezoni turistik në ujërat e brigjeve të detrave tona, sikur të ishin brigjet e askujt. Me viktimën e sotme numri i pushuesve që u mbyten vetëm në ujërat e brigjeve të detrave të vendit këtë sezon turistik, kalon me mbi katër herë numrin e pushuesve të mbytur në të gjitha brigjet e detrave të Evropës”, ka thënë Berisha.
Sipas tij, kjo shifër e paregjistruar kurrë më parë në Shqipëri, dëshmon se brigjet e Shqipërisë janë bërë të një vendi pa shtet, brigje në të cilat, pavarësisht nga taksat që paguajnë pushuesit, jeta e tyre nuk kushton asgjë dhe, kundër rrezikut që paraqet uji, nuk investohet qofte dhe një qindarkë nga qeveria apo bashkitë për shpëtimin e njerëzve në rrezik mbytje.
“Duke shprehur ngushëllimet familjes së viktimës së radhës dhe familjeve të të gjitha viktimave që u mbyten këtë verë pa patur asnjë lloj ndihme të shpejtë shpëtimi, dënoj si të papërgjegjshme dhe kriminale qëndrimet e qeverisë dhe vet Norieges për mungesën e plotë të ndihmës ndaj rrezikut të njohur që ekziston për jetën e pushuesve që lahen në ujërat e brigjeve tona”, ka thënë Berisha.
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...