Google ADS

Një grusht me bajame në ditë mbron zemrën

23:08 | 14 Gusht 2017
Arbresh.info

Një grusht me bajame në ditë ngre nivelin e kolesterolit të mirë.

Sipas një studimi të fundit në SHBA, ngrënia e përditshme e bajameve e rrit me 19% nivelin e kolesterolit të mirë dhe nga ana tjetër ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit të dëmshëm. Në këtë mënyrë, vetëm 43 gramë bajame në ditë ulin rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës. Udhëheqësi i studimit, profesori Kris-Etherton, nga Universiteti Shtetëror i Pensilvanisë, tha:

“Nëse njerëzit fusin në dietën e tyre bajamet, do të kenë shumë të mira. Bajamet nuk shërojnë gjithçka, por kur konsumohen në nivelet e duhura, janë të shkëlqyera”./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme