Përderisa Ligji për përdorimin e gjuhëve pret miratimin nga Kuvendi i Maqedonisë, kryetari i BDI-së dhe partner koalicioni i Qeverisë, Ali Ahmeti, ka dalë me kërkesë të re – gjuha shqipe të jetë në përdorim ndërkombëtar, gjë që kërkon ndryshim në Kushtetutë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ahmeti në intervistë për portalin Post.mk tha se Ligji është rezultat i kompromisit, por në të ardhmen vetë përdorimi i gjuhës shqipe në përdorim ndërkombëtar është një çështje e cila pritet të hapet.
“Marrëveshja e Ohrit. Sa për gjuhën, për shembull, në komunikime ndërkombëtare, gjuha shqipe është e diskriminuar. Pse gjuha shqipe të mos konsiderohet e barabartë edhe në komunikim ndërkombëtar?
Pse gjuha shqipe është e ndaluar jashtë Republikës së Maqedonisë? Por, këto janë çështje që mund të jenë të hapura dhe të bisedohet për ata”, tha Ali Ahmeti, kryetari i BDI-së.
Mbledhja e KQZ-së dështon, VV revoltohet për afatin e regjis...
Nesër, nga ora 15:00, mbyllet qarkullimi në segmentin Kijevë...
Ismaili: Dërgesat e mërgatës deri në muajin shtator 2024 arr...
Leo i nervozuar me veprimin e Vullnetit
‘Mbylle gojën’, ‘përndjekëse’, debat i ashpër mes banorëve
Munter: SHBA-ja nuk do të ketë më qasje tradicionale ndaj Ko...