Sindikata e Bashkuar e Arsimit paralajmëron greva në shtator në rast të mosreflektimit të institucioneve lokale në realizimin e kërkesave të tyre.
Drejtues të arsimit në nivelin lokal, veprimet e SBASHK’ut që gjithnjë përmes grevës t`i realizojnë kërkesat e tyre, i cilësojnë si egoiste. Në Ministrinë e Arsimit thonë se nuk do të ketë greva në arsim, pasi kjo çështje do të zgjidhet me dialog.
Sindikata e Bashkuar e Arsimit sërish ka paralajmëruar greva me fillimin e vitit të ri shkollor.
Kjo me arsyetimin se institucionet lokale dhe ato qendrore nuk janë duke reflektuar në realizimin e kërkesave të kësaj Sindikate që janë: dhënia e tri pagave suplementare, dhënia e tri pagave me rastin e pensionimit të mësimdhënësve, pagesa e shujtës prej 2 eurove, si dhe pagesa prej 70% e udhëtimit të mësimdhënësve udhëtarë në arsim. Kërkesa këto që sipas drejtuesve të SBASHK’ut janë legjitime me Kontratën Kolektive të Arsimit të ri nënshkruar më 18 prill të këtij viti.
Madje, drejtues të SBASHK’ut, mbajtjen e grevave përgjatë muajve të vitit shkollor e arsyetojnë me reflektimin e institucioneve.
Rrahman Jasharaj, kryetar i SBASHK’ut, tha se derisa këto kërkesa janë për mësimdhënës pse asnjëherë nuk janë bërë gjatë muajve ndoshta korrik-gusht kur nuk ka humbje të procesit mësimor. “Po fatkeqësisht kështu do të ishte mirë po qeveritë lokale edhe pas dhjetëra apeleve tona për dialog nuk kanë reflektuar dhe ata reflektojnë zakonisht po them fatkeqësisht vetëm atëherë kur bllokohet i tërë sistemi arsimor”, tha ai.
Udhëheqësit e arsimit në Mitrovicë, tregojnë se këto kërkesa të SBASHK’ut tash e një kohë realizohen për mësimdhënësit e kësaj komune. Madje veprimet e SBASHK’ut që gjithnjë përmes grevës të realizohen kërkesat e tyre, drejtues të arsimit në Mitrovicë i cilësojnë, si egoiste.
Skender Avdiu, drejtor i Arsimit në Mitrovicë, tha se ka zbatuar udhëtimin për mësimdhënës, do të thotë 70 për qind e udhëtimit paguhet nga DKA në Mitrovicë, si dhe pagat përcjellësve dhe pagat jubilare. “Neve na mbetet që të diskutojmë dhe të gjejmë hapësirë për pagesën e shujtës ditore edhe mësimdhënësit duke e ditur buxhetin e Kosovës, nuk do të ishte mirë që kërkesat t`i parashtrojnë ndoshta përmes grevës”, tha ai.
Në Ministrinë e Arsimit besojnë se nuk do të ketë greva, pasi sipas tyre kjo çështje do të zgjidhet me dialog.
Faton Fetahu, deklaroi për RTK’në, se edhe vet përfaqësuesit e SBASHK’ut janë të vetëdijshëm që këto kërkesa nuk mund të realizohen që tani për shumë arsyeje.
”Ata e dinë që planifikimi buxhetor i komunave nuk është në gusht por është një vit i tërë i planifikimit financiar që duhet të bëhet dhe të koordinohet në bashkëpunim me MASHT për tu dërguar pastaj në MF. Planet tona janë që në bashkëpunim me SBASHK’un dhe komunat të sigurojmë që planifikimi financiar të ndodhë sipas afateve që përcakton MF dhe këto afate fillojnë nga muaji shtator”, tha ai.
Madje drejtues të SBASHK’ut kanë paralajmëruar se do të dërgojnë edhe padi në gjykatën gjegjëse për mosrealizimin e kërkesave të tyre nga ana e institucioneve lokale.
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...