Google ADS

Reagon edhe Lahi Brahimaj: Shqiptarët kanë kaluar ndyrësira edhe me të mëdha

20:12 | 14 Gusht 2017
Arbresh.info

Luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk mund ta njollos askush thotë Lahi Brahimaj njëri nga ish luftëtarët e UÇK-së, tani pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Brahimaj në një postim në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka shkruar se shqiptarët do të ndihen krenar dhe me fat, qe e patën UÇK-në dhe komandantët e saj.

“Populli ynë në rrugëtimin e tij ka njohur e ka tejkaluar aq shumë ndyrësira, sa që këta të fundit s’do t’i llogarisë që kanë ekzistuar”, ka shkruar ndër të tjera Brahimaj në ‘Facebook’, transmeton ‘Indeksonline’.

Postimi i plotë i Brahimajt:

Luftën e UÇK’s nuk mundet me njollosë askush, mëse paku ata të cilët për luftën e djemve dhe vajzave me të mirë nuk ju kanë folur as prindërit e tyre gjenetik në fëmijëri, as prindërit politik, tani kur po i thonë vetes se janë bërë dikushi.

Populli ynë në rrugëtimin e tij ka njohur e ka tejkaluar aq shumë ndyrsira, sa që këta të fundit s’do t’i llogarisë që kanë ekzistuar.

Shqiptarët gjithnjë do të ndihen krenarë dhe me fat, që e patën UÇK’në dhe komandantët e saj që mundësuan lirinë e vendit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme