LDK vendos për kandidatin e saj për kryetar të Malishevës

19:56 | 14 Gusht 2017
Arbresh.info

Kryetari i Degës se Lidhjes Demokratike të Kosovës, dega në Malishevë, Sami Kafegjolli, pritet të jetë kandidat për kryetar të komunës në zgjedhjet e 22 qershorit.

Dega e LDK-së, në këtë qytet e ka nominuar sot edhe zyrtarisht Kafegjollin si kandidat për kryetar nga ky subjekt.

Vendimi përfundimtar pritet të merret nga organet e partisë në ditët në vijim.

Partitë janë në fazën finale të përzgjedhjes se kandidatëve për kryetar dhe asamblist. KQZ e ka vendosur 22 gushtin si datë të fundit kur partitë në Kosovë mund t’i dërgojnë emrat për kryetar komunash./Indeksonline/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme