Google ADS

Derdhen substanca të rrezikshme, dy të lënduar

19:01 | 14 Gusht 2017
Arbresh.info

Substanca të rrezikshme kanë rrjedhur në Saksoninë e Ulët, Gjermani duke nxitur vendosjen e rreth 120 forcave emergjente, sipas Focus Online. Dy persona janë lënduar lehtë.

Kjo derdhje ndodhi në komunën e Emsbüren, transmeton portali arbresh.info. Zona e prekur është mbyllur nga autoritetet.

Rrjedhja ndodhi në një kompani të transportit pasi një kamion me pirun dëmtoi një paletë gjatë manovrimit në një magazinë, sipas ES Media. Dy lëngje të ndryshme u derdhën nga dy kontejnerë të veçantë./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme