Google ADS

Vrau bariun nga Fieri, kapet pas 17 vitesh në Holandë

18:53 | 14 Gusht 2017
Arbresh.info

Një ndër kriminelët shqiptarë më të kërkuar nga Interpoli për vrasjen e një bariu në Fier është arrestuar nga policia holandeze.

Ky i fundit është kapur nga policia teksa udhëtonte me një makinë të marrë me qira, pas dyshimeve të autoriteteve holandeze për dokumentet e tij.

Policia zbuloi që ai përdorte një identitet fals grek, dhe pas hetimeve zbuloi që në të vërtetë ishte krimineli shqiptar 41-vjeçari Hektor Mahmutaj, i renditur në listën e emrave më të kërkuar të Interpolit.

Mahmutaj u dënua në mungesë në tetor të vitit 2000 me 25 vjet burg për vrasjen e bariut 28-vjeçar Gentian Jahaj në fshatin Bejar, kur ky i fundit nuk i kishte hequr bagëtitë e tij nga rruga.

A i arriti të arratisej në Mbretërinë e Bashkuar, atje ku u dënua me dy vjet e gjysmë burg në vitin 2007, kur policia gjeti një pushkë të palicensuar në posedim të tij.

Ndërsa ishte në burg, ai u informua se kërkesa për ekstradim e Shqipërisë ishte refuzuar me arsyetimin se dërgimi i tij në vendlindje do të shkelte të drejtat e tij.

Në mënyrë që Muhmataj të vuajë dënimin në Shqipëri, autoritetet shqiptare duhet të bëjnë kërkesë ekstradimi Holandës./syri.net

auto_screenshot_151502724235

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme