Një gjahtar thesaresh do të nxjerrë nga ujërat një luftanije britanike e cila u mbyt në brigjet e Uruguajit më shumë se 250 vjet më parë. Ai shpreson të zbulojë ngarkesën e saj e cila mendohet të jetë një vlerë prej ari 1 miliard dollarëshe.
Anija u mbyt në vitin 1762 pas një betejë detare me spanjollët, ndërkohë që kapiteni i saj Robert McNamara po përpiqej të rimerrte qytetin e Colonia del Sacramento.
Por tani, gjuetari i thesareve Ruben Collado , i cili zbuloi anijen e rrënuar në vitin 2004, ka për qëllim ta nxjerrë nga deti sepse thotë se thotë fsheh një pasuri të tërë ari në bord.
Monedhat ishin dërguar nga korporata me e fuqishme globale e asaj kohe për të paguar njerëzit që do të luftojnë për të pushtuar kontinentin, si pjesë e Luftë 7-vjecare.
“Në qoftë se anija nuk do të kishte dështuar në përpjekjen e saj për të rimarrë qytetin e Colonia del Sacramento, sot ne mund të ishim duke folur anglisht në të gjithë Amerikën Latine”, tha ai për gazetën “Times”./Arbresh.info/
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...