OVL-UÇK e komunave të Pejës, Gjakovës ka reaguar ndaj disa deklaratave që janë bërë nga deputet të Kuvendit të Kosovës. Kjo organizat ka shprehur shqetësimin e saj për disa nga deklaratat që i ka konsideruar si cak të fyerjeve e të akuzuarëve të disa komandatëve për sulme terroriste ndaj institucioneve të rendit demokratik.
Ky është reagimi i plotë i OVL-UÇK-së:
OVL UÇK Dukagjin, është e shqetësuar me disa deklarata të deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Fyerja që po bëhet ndaj Luftës Çlirimtare të Kosovës, është e turpshme. Komandantët tonë, për aktivitetin e të cilëve në luftë krenohemi ne, por edhe secili që e ndjen veten shqiptar, nuk duhet të jenë cak i fyerjeve nga askush, e sidomos nga persona të inkriminuar, e të akuzuar për sulm terrorist ndaj institucioneve e rendit demokratik.
Ne besojmë se populli do të vetëdijësohet dhe që nuk do të votojë më këto mbetje jugosllave, të cilët kanë marë përsipër rolin e mëhershëm të UNMIK-ut, në demonizimin e UÇK-së dhe Luftës Çlirimtare.
Mobilizimi jugosllav në Kuvend dhe jashtë tij, na përkujton deklaratat e Vuqiqit dhe Daqiqit, të cilët gjatë fushatës zgjedhore, u alarmuan që në krye të institucioneve do të jetë një komandant si Ramush Haradinaj.
Ne rikujtojmë, se komandanti Ramush Haradinaj nuk i ka rënë në gjunjë as Jugosllavisë as Rusisë e as aleatëve të tyre, as në luftë e as në paqe. Deshën apo s’deshën leninistët e titistët, historia moderne e kombit shqiptar përfaqësohet me UÇK-në, e familjet Jasharaj e Haradinaj, janë simbole të kësaj lufte.
Ne ju bëjmë me dije të gjithëve, se në rast rreziku, do të jemi prapë ne Veteranët e UÇK-së dhe do të jenë prapë ata komandantët që po fyhen në Kuvend, që do i dalin zot këtij vendi; e klika e kamarierëve, përkthyesve e komesarëve, do të struken në vrimën më të afërt që do e gjejnë, ashtu siç vepruan gjatë Luftës Çlirimtare.
Koha e lavdisë ka përfunduar. Ata që pretendojnë që janë përfaqësues të popullit, duhet të kryejnë punët e tyre, që Kosova t’i ketë institucionet, e me histori do të merren historianët dhe ne që e shkruam historinë me gjakun e pushkët tona./arbresh.info/
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...