Krasniqi AAK-së: Çka i premtuat Listës Serbe qe po u mbështet

15:01 | 14 Gusht 2017
Arbresh.info

Deputeti i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi ka thënë se AAK në fillim të këtij viti ka kërkuar qe Lista Serbe të shpallet ‘nongrata’ dhe të përjashtohet nga Qeveria.

Deputeti i cili po akuzohet për sulm ndaj Kuvendit ka kërkuar nga AAK-së të tregoj se cka i ka premtuar Listës Serbe për mbështetjen qe po ua jep.

Lexoni të plotë postimin e tij:

Mbase njëmend AAK nuk na e solli Listen Srpska ne Kuvend (ate e sollen partneret e saj te koalicionit te krimit). Por AAK pat kerkuar ne fillim te ketij viti qe Lista Srpska te shpallet nongrata dhe te perjashtohet nga Qeveria. Cka ndodhi tash që u bënë bashkë?!

Në vend qe me be deklarata qesharake dhe me shpifje, le t’na tregon AAK se cka i premtoi Listes Srpska per mbeshtetjen qe po ua jep?!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme