Sot ka nisur punimet Seminari i 36-të për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare në Universitetin e Prishtinës, ku të pranishëm ishin përfaqësues universitarë, albanologë dhe studentë nga vende të ndryshme të botës, të cilët gjatë dy javëve do ta mësojnë gjuhën shqipe përmes kurseve intensive.
Drejtori i seminarit, Rrahman Paçarizi ka thënë se sivjet kanë shënuar numër rekord të kërkesave për pjesëmarrje në kurset e mësimit të shqipes.
Sipas tij, momenti i ri është interesimi i brezit të dytë e të tretë të mërgatës shqiptare me origjinë nga Kosova e Shqipëria për ta mësuar ose përmirësuar shqipen e tyre, me ç’rast është shprehur se fatkeqësisht nuk ka kapacitete për të mjaftueshme për t’iu dalë zot këtyre kërkesave.
Paçarizi: Ju ftojmë ta mësoni letërsinë shqipe dhe ta mësoni kulturën shqipe
“Ne jemi institucioni më i madh dhe me traditën më të gjatë në studimet albanologjike. Synojmë të mbetemi të tillë. Këtë nuk mund ta bëjmë pa mbështetjen e seminaristëve dhe studiuesve joshqiptarë, të cilët na kanë mbështetë publikisht. Dhe, sivjet ka pasur një numër rekord të paraqitur për ta mësuar shqipen, më shumë se 170 – mbështetje më e madhe nuk na duhet. Ju ftojmë ta mësoni letërsinë shqipe dhe ta mësoni kulturën shqipe”, tha ai.
Ministri në detyrë i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami ka thënë se do të përpiqen që së bashku me Republikën e Shqipërisë që ta krijojnë një linjë të veçantë buxhetore për seminarin, duke e shndërruar kështu në ngjarje shtetërore.
Bajrami: Ky seminar do të ndikojë në internacionalizimin e albanologjisë
“Është obligim kombëtar i Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë për të mbështetur këta studiues dhe për të mbështetur studimet e albanologjisë, studime shumë të rëndësishme, me interes të veçantë publik për ruajtjen e traditës së gjuhës shqipe kudo që jetojnë shqiptarët. Ky seminar do të ndikojë në internacionalizimin e albanologjisë”, tha ai.
Lindita Rugova, dekane e Fakultetit Filologjik, theksoi se ky fakultet, si organizatori më i madh i këtij seminari, do të vazhdojë të frymojë me produktin e tij më cilësor dhe më me vlerë të dëshmuar ndërkombëtarisht.
Rugova: Dhjetëra studentë dhe profesorë i kemi shkëmbyer falë këtij seminari
“Një rrugëtim i vështirë, me shumë peripeci, por gjithnjë në kërkim të avancimit të dijes, në kërkim të forcimit të bashkëpunimit akademik dhe në kërkim të promovimit vlerave tona në botë. Një tubim i lartë shkencor dhe edukativ, që ka arritur të zhvillohet në një institucion të lartë shkencor me impakt të lartë në avancimin e shkencës dhe kulturës, në zbërthimin dhe gërshetimin e kulturave të ndryshme me shqipen. Falë miqve tanë seminaristë, albanologjia vazhdon të studiohet dhe të mësohet gjithandej në botë. Dhjetëra studentë dhe profesorë i kemi shkëmbyer sivjet falë këtij seminari”, tha Rugova.
Ndryshe, punimet e këtij seminari do të mbahen nga sot e deri më 25 gusht, ndërsa ato do të zhvillohen përgjatë tri sesioneve, atë të gjuhës, letërsisë dhe kulturologjisë.
Thaçi: Bajrami e kishte denoncuar projektin për të cilin po ...
Rafuna: Partneriteti me Dubain për rritjen e investimeve str...
Abdixhiku i del në mbrojtje Bajramit: Po sulmohet jo rastësi...
Vrasja me thikë e 14-vjeçarit, Begaj: Të reflektojmë si shoq...
Veliaj i dhuron “Çelësin e Qytetit” ish- kryebashkiakut Enri...
Xheneta e ashpër me Xuxin: Fol shqip, jo gjuhë tjetër