Oficeri i lartë ushtarak i SHBA-së u ka thënë homologëve të vet në Korenë Jugore sot se Amerika është e gatshme t’i përdorë në plotësi të gjitha kapacitetet ushtarake për ta mbrojtur veten dhe aleatët e vet nga çfarëdo provokimi nga Koreja Veriore.
Kryetari i Shefave të Shtabit të Përgjithshëm, gjenerali, Joseph Dunford, është duke e vizituar Korenë Jugore, Japoninë dhe Kinën, pas një jave në të cilën presidenti Donald Trump shkëmbeu kërcënime me Korenë Veriore, transmeton Express.
Trump deklaroi se ushtria amerikane i ka armët e mbushura dhe e gatshme për të shtënë, dhe tha se është i gatshëm të lëshojë furi dhe zjarr nëse Koreja Veriore vazhdon ta kërcënojë SHBA-në.
Ndërkohë, Koreja Veriore ka kërcënuar se do t’i hedhë katër raketa me rreze të mesme veprimi në ujërat pranë Guamit, territorit të vogël amerikane, i cili gjendet 3.200 kilometra larg Pyongyangit, kryeqytetit të Koresë Veriore.
Por, sipas zëdhënësit të ushtrisë amerikane, Darryn James, Dunford e ka përcjellë gatishmerinë e Amerikës për të përdorur kapacitetet e plota ushtarake për t’i mbrojtur aleatët dhe tokën amerikane.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...