Partia e Ramush Haradinajt ka reaguar përmes një letre publike që ua ka dërguar mediave.
Në letrën e kësaj partie, deputetët e Vetëvendosjes quhen “neokomunistë”, ndërsa VV-së ia kujton se kanë deputetë në mesin e tyre të akuzuar për terrorizëm.
Kjo është letra e plotë e AAK-së:
“Listën Serbe”, nuk ua sollëm ne! Atë e gjetëm në mesin tuaj, dhe ju neokomunistët e këtij vendi, mos u thirrni në patriotizëm, sepse patriotizmi pa akte patriotike, që juve u kanë munguar gjithmonë, mund të jetë vetëm strehë horrash!
Përfaqësimi i serbëve kosovarë (në rastin kontekst Lista Serbe) në Institucionet e Republikës së Kosovës është kategori kushtetuese, dhe në çdo kombinim ata duhet të jenë pjesë e institucioneve, sepse kështu e keni gatuar vetë.
Kakarisjet e sotme në Kuvend, ishin një spektakël populizmi i një grupi jo-formal deputetësh, (në mesin e të cilëve edhe njerëz të akuzuar për terrorizëm), e jo debat parlamentar, sepse nuk mund të ketë debat në një seancë që nuk ka kuorum, madje kur seanca është konstituive, edhe në rast të kuorumit të plotë, nuk parashihet debati. Leni mbledhitë e kthejuni realitetit.
Ne po bëjmë të pamundurën që ta zhbllokojmë situatën e krijuar, duke krijuar parakushtet e realizimit të një të drejte kushtetuese, që është zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, e që u pëlqeu apo jo deputetëve „neokomunistë“, ajo i përket grupimit më të madh politik në vend. Nuk e konsiderojmë se situata e krijuar mund të marrë zgjidhje, me fjalime propagandistike e kundërkushtetuese në një mbledhje pa kuorum të Kuvendit.
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...