PAN-i nuk tërhiqet nga konsultimet e të mërkurës (VIDEO)

12:52 | 14 Gusht 2017
arbresh.info

Koalicioni PAN nuk tërhiqet nga konsultimet e të mërkurës, kur thotë se do të bëjë të ditur edhe një herë se për kandidat për kryeparlamentar e ka, Kadri Veselin.

Besim Beqaj, në një konferencë për medie, tha se sot është abuzuar me foltoren e Kuvendit të Kosovës, e konkretisht nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, pasi sipas tij as në kushte normale seanca nuk mund të mbahet me 55 deputetë.

“Ne do t’i themelojmë institucionet shumë shpejtë. Të mërkurën shkojmë në konsultime për të ofruar zgjidhje,” është shprehur Beqaj, në një konferencë për jashtëzakonshme në selinë qendrore të PDK-së.

Aty është bërë e qartë edhe një herë se kandidat për kryeparlamentar është, Kadri Veseli, dhe kërkojnë që ajo që ndodhi sot në Kuvendin e Kosovës, të mos përsëritet.

Edhe sot ka dështuar të mbahet vazhdimi i seancës konstituive për zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe nënkryetarëve, në mungesë të PAN-it, minoriteteve, një deputeti të LVV dhe katër deputetëve të LDK-AKR, përfshirë Teuta Rugovën dhe Vjosa Osmanin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme