Kryesuesi i seancës konstituive, deputeti më i vjetër i Kuvendit, Adem Mikullovci ka mbyllur seancën e katërt pas deklarimeve të deputetëve si pasojë e mungesës së koalicionit PAN në Kuvend.
Mikullovci ka bërë të ditur në përmbyllje të seancës se do të shkojë të mërkurën në ora 10:00 në takimin konsultativ të thirrur nga koalicioni PAN, shkruan arbresh.info.
“Unë do të shkoj në atë konsultim me PAN-in të mërkurën në ora 10:00 dhe i ftoj edhe përfaqësuesit e Vetëvendosjes dhe LAA që edhe ata të vijnë në këtë takim me të vetmen pikë të rendit të ditës se kur ata do të jenë të të gatshëm të vijnë në mbledhje dhe në seancë dhe të vazhdojmë me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit”, ka thënë Mikullovci./Arbresh.info.
Më 17 dhjetor pritet vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...