Deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka thënë se partitë e koalicionit LAA dhe Vetëvendosje duhet të vazhdojnë me zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit.
Sipas tij, nënkryetarët e Kuvendit përbëjnë kryesinë e Kuvendit e cila është shumicë, shkruan arbresh.info.
Ai ka thënë se nuk mund të priten pafundësisht partitë e koalicionit PAN për të zhbllokuar situatën politike në të cilën është vënë Kosova.
“Ne duhet të gjejmë një zgjidhje, nëse ata nuk janë të gatshëm ne duhet të shohim se cila është rruga e daljes. Askush nuk mund të na mohoj në të drejtën për të propozuar kandidatët tonë për nënkryetarë të Kuvendit duke mbledhur 61 vota. Jemi në një situatë në të cilën duhet të kemi zgjidhje politike e cila do të ketë pasoja kushtetuese. Nuk mund të presim pafundësisht partinë Demokratike dhe koalicionin PAN”, ka thënë Gashi.
Sipas tij, PAN-i nuk ka kë ta blejë pasi askush nuk është duke u shitur.
Por, kryesuesi i seancës, Adem Mikullovci, ka bërë të ditur se sipas Rregullores së Kuvendit të Kosovës, nuk është e mundshme të zgjidhen nënkryetarët, pasi që votohen në pako./arbresh.info/
U ofendua nga Edi dhe Driloni, përkeqësohet gjendja shëndetë...
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...