Krasniqi: PAN i gatshëm t’i bijë në gjunjë për pushtet një krimineli si Ukë Rugova (VIDEO)

11:25 | 14 Gusht 2017
Arbresh.info

Deputeti i ri i Vetëvendosjes i cili është në arrest shtëpiak, Frashër Krasniqi ka akuzuar krerët e koalicionit PAN se është në gjendje t’i bie në gjunjë Listës Serbe dhe Ukë Rugovës për të marrë sërish pushtetin.

Krasniqi e ka quajtur madje Rugovën kriminel duke thënë se krerët e PAN-it vazhdimisht kanë folur keq për presidentin Ibrahim Rugova dhe se këto fjalë tash i kanë harruar, shkruan arbresh.info.

“Koalicioni i krimit që ia mban vetit për të guximshëm dhe për komandantë nuk po merr pjesë në seancën për formimin e institucioneve. Kadri Veseli hala nuk po mund ta pranoj dështimin e madh që e ka pësuar në fushatë. Kjo do të jetë Qeveri e ikjes, Qeveri e panikës, ashtu siç po fillon ky mandat dhe maksimalisht do t’i ketë një deri në dy vjet mandat qeveri. Për të rikthyer pushtetin janë në gjendje t’i bijnë në gjunjë Listës Serbe dhe Ukë Rugovës e kriminelëve të tjerë sikur ai”, është shprehur Krasniqi./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme