Deputeti i Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka kërkuar që seanca e sotme konstituive e Kuvendit të shndërrohet në një debat politik ku secili deputet të mund të jap qëndrimet e tij në lidhje me bllokadën që është vënë për formimin e institucioneve të vendit.
Konjufca ka kërkuar nga PAN-i që të marrë pjesë në këtë seancë dhe të debatohet, gjë të cilën siç ka thënë, ky koalicion e ka kërkuar tashmë, shkruan arbresh.info.
“Kjo seancë t’ia zë vendin tryezave politike që po i kërkon PDK-ja Debatit të zhvillohet aty ku e ka vendin, në Kuvend. Ato konsulta që po i thërret PAN-i janë për të blerë kohë politikisht derisa ata të kryejnë pazaret e tyre të pista. Kjo seancë e sotme të vendos që të bëhet debat politik këtu dhe secili të mund të flas”, është shprehur Konjufca./arbresh.info/
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...