Tashmë nuk dihet se kur ndodhet në Shqipëri, në Amerikë apo në Gjermani, pasi këngëtarja Elvana Gjata ka nisur të jetë e paparashikueshme, por duket se ditën e djeshme e ka kaluar në Shqipëri.
Në profilin e saj në SnapChat ajo ka publikuar një video ku tregon se ndodhej në meshën e Kishës së Gurit të Themelit në Tiranë.
Më pas një video është publikuar në rrjete sociale nga mikesha e saj, ku shfaqet së bashku me të motrën, sopranon Migena Gjata duke folur për madhështinë dhe besimin në Zot.
Gjithashtu disa orë më vonë edhe motra e saj Migena ka publikuar një foto ku shfaqen së bashku duke treguar se të dyja ndodhen në atdhe, ndoshta për fundjavën apo edhe për pushime.
Tashmë asgjë nuk i dihet me Elvanën, e cila ka vendosur të krijojë karrierën e saj jashtë vendit.
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë