Milan-Belotti, lajmi i fundit nga Italia

09:58 | 14 Gusht 2017
Arbresh.info

Milan është kthyer fuqishëm nga Andrea Belotti.

Sipas “La Stampa”, drejtuesit kuqezi kanë nisur operacionin për transferimin e sulmuesit të Torinos.

Çmimi i Belottit është 100 milionë euro, derisa Milan e ka përgatitur një ofertë të përafërt, përcjellë “Lajmi.net”.

Kuqezinjtë ofrojnë 75 milionë euro plus sulmuesin Niang, i cili kushton rreth 20 milionë euro.

Besohet që një ofertë e tillë do të jetë e pranueshme për Toron.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme