Google ADS

Adem Mikullovci arrin në Kuvend, pritet të nis seanca konstituive

09:48 | 14 Gusht 2017
Arbresh.info

Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci sapo ka arritur në ndërtesën e Kuvendit ku pas pak pritet të nis punimet e seancës.

Kuvendi ende nuk ka arritur të zgjedh kryetarin dhe nënkryetarët për shkak të mosprezencës së deputetëve të koalicionit PAN në seancën konstituive, shkruan arbresh.info.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë mbajtur më 11 qershor të këtij viti, që i bie që as pas dy muajsh nga këto zgjedhje nuk janë formuar institucionet e reja./Arbresh.info.  

20862271_1297964916993072_395269543_o

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme