Kanë kaluar dy dekada dhe Jennifer Aniston akoma mbetet ikonë e bukurisë falë flokëve bjonde dhe lëkurës së përsosur të saj.
Qysh herët aktorja 47 vjeçare ka mbajtur shkëlqimin e mbinatyrshëm dhe bukurinë mahnitëse duke e bërë atë një yll të vërtetë. Përveç jetës së saj dinamike në fushën e aktrimit, ajo ka ndarë kohë për të diskutuar rreth sekreteve të saj të bukurisë, kujdesin ndaj lëkurës dhe gjithçka që ka të bëjë me paraqitjen e saj.
Si ka ndryshuar filozofia juaj rreth bukurisë me kalimin e viteve?
Emocionalisht dhe mentalisht, është thjeshtë ta duash vetveten dhe të dashurosh gjithçka që ke pranë vetes – të vlerësoni gjërat dhe vërtetë të kujdeseni për ta. E kemi një trup dhe duhet të jemi të ndërgjegjshëm për atë që hamë, të kujdesemi për lëkurën, të bëjmë gjumë të mirë, si dhe po aq e rëndësishme të hidratohemi mirë me ujë sepse është kaq e rëndësishme të marrim shkëlqim shtesë.
Ju keni një pamje aq të përsosur. A praktikoni ndonjë trajtim të veçantë të flokëve apo cili është rrugëtimi juaj deri këtu?
Ndonjëherë mësojmë gjërat sipas rrugës së gabuar. Ndonjëherë diçka që është në modë, nuk nënkupton se për ju është miku më i mirë. Në fazat e viteve të 80-ta nuk mendoj se dikush ishte aq sportiv dhe eksperimentues me flokët dhe kozmetikën. Sasia e grumbulluar e grimit në lëkurën time dhe ngjyrat e ndryshme në flokë si dhe stilimet interesante ishin gjërat që unë vërtetë kam luajtur meto. Dhe, ja tani nuk është se i bëj më këto gjëra, por që thjeshtë qeshëm me plot dashuri për zgjedhjet që kam bërë.
Për çfarë ju vjen më së shumti keq apo pendoheni nga ajo periudhë?
E tërë dekada! Më duhet ta them se ishte një periudhë kur unë i kisha prerë flokët vërtetë aq të shkurta. Ishin më të gjata në krye ndërsa shumë të shkurta nga anash, pothuajse të rruara, dhe ishte vërtetë një pamje jo e hijshme nga ana ime. Më dukej vetja si mos më keq!
Megjithatë, vitet e 90-ta po kthehen sërish dhe …
Vitet e 90-ta po kthehen!? Po pse vallë po kthehen, kjo është shumë e shpifur. Jo, thjeshtë po bëj shaka, sepse kjo është me të vërtetë mirë sepse kam akoma gjëra që dua t’i hedh larg që nga ditët e mia me serialin ‘Friends’. Ka shumë gjëra që kam vepruar atëherë dhe sigurisht do të kthehen sërish në modë, kjo është e mahnitshme. Akoma i mbaj xhinset që i kam veshur aso kohe dhe mezi pres të kthehen prapa në modë, sepse kam dashur vërtetë vitet e 90-ta.
Duke u kthyer prapa rreth gjërave që keni mësuar gjatë viteve, çfarë mësimesh keni aplikuar në rutinën tuaj tani?
Unë mendoj se me kalimin e viteve, çdo gjë vazhdon të thjeshtësohet. Sa më pak nënkupton aq më mirë, më pak grim, më pak ekzagjerim dhe sa më shumë gjëra të natyrshme, lloji që më së shumti preferoj. Trajtimi dhe kujdesi im ndaj lëkurës është shumë i thjeshtë. Jam vërtetuar se sa herë që jam përpjekur të bëj ndonjë ndryshim të flokëve apo grimit dhe të aplikoj ndonjë rutinë paksa më ndryshe dhe jashtë të zakonshmes, gjithnjë kam përfunduar me komplikime. Në fund, kam përfunduar me disa serume dhe krem nate që janë vërtetë të mrekullueshëm dhe funksionojnë shumë mirë për lëkurën time. E rëndësishme është të gjeni diçka që është e thjeshtë për aplikim dhe që mund ta përballoni lehtë…
Parashikimi i motit për sot
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?