Google ADS

Real Madrid e turpëron Barcelonën në Camp Nou (VIDEO)

23:57 | 13 Gusht 2017
Arbresh.info

Real Madrid e ka fituar 3:1 finalen e parë të Superkupës së Spanjës. 

‘Los Blancos’ kanë arritur të mposhtin Barcelonën në shtëpinë e tyre në ‘Camp Nou’.

Zinedine Zidane vendosi që edhe këtë ndeshje ta ulë Ronaldon në bankinë.

Pique me një autogol në minutën e 50’, i dha epërsinë e parë Real Madridit.

Barcelona barazoi në minutën e 76’, pas një penalltie të dyshimtë të fituar nga Suarez.

Ky barazim nuk zgjati shumë, pas Ronaldo i sapo inkuadruar në lojë, rikthej epërsinë e Realit me një gol të bukur të shënuar në minutën e 80’.

Dy minuta më vonë, portugezi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, për t’u larguar nga loja.

Edhe pse me një lojtar më pak, Reali shënoi edhe golin e tretë, përmes Asensios në minutën e 90’.

Ndeshja e kthimit luhet më 16 gusht në ‘Santiago Bernabeu’.

http://www.dailymotion.com/video/x5wvbhc

http://www.dailymotion.com/video/x5wvczv

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme