Ahmeti – Pan-it: Mos e bllokoni Kosovën

23:10 | 13 Gusht 2017
Arbresh.info

I pari i Prishtinës Shpend Ahmeti i ka thënë koalicionit PAN që të mos e bllokojnë Kosovën.

Ai shkruan se thirrja e shteteve të Quint-it ishte për Pan-in që të marrin pjesë në seancë nesër.

Gjithashtu kryetari i kryeqytetit u ka thënë atyre që t’i lënë shpifjet ndaj komunës së tij, sepse nuk do t’i ndihmojnë.

“Quinti i bën thirrje PANit me shku në seancë nesër. Mos e zhagitni më. Numrat nuk janë, vazhdojmë me opcione tjera, mos e bllokoni Kosovën. Leni edhe shpifjet ndaj komunës së Prishtinës se nuk ju ndihmojnë. Nuk ka kohë Kosova me prit!”, shkruan Ahmeti në Facebook./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme