Google ADS

5 arsye pse njerëzit me inteligjencë të lartë nuk shoqërohen shumë

21:59 | 13 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Nëse ju pëlqen të shikoni filma dhe të lexoni libra, sigurisht e keni vërejtur se shumë shpesh, heronjtë dhe personat e që kanë personalitet të  veçantë janë ndryshe nga ata njerëzit e rëndomtë.

Sigurisht që keni pasur raste kur edhe e keni identifikuar veten me ta, transmeton portali arbresh.info

Më poshtë mund të gjeni 5 arsyet se pse njerëzit me inteligjencë nuk janë të shoqërueshëm.

Janë më të shqetësuar

Inteligjenca e lartë shoqërohet me nivele të larta të ankthit, duke bërë që njerëzit inteligjentë të përjetojnë më shumë ankth sesa njerëzit tjerë. Për shkak se ata janë të vetëdijshëm për atë që ndodh në botë, ata kanë tendencë të shqetësohen më shumë.

Nuk gjenjë kënaqësi në biseda të rëndomta

Njerëzit me inteligjencë të lartë nuk stimulohen nga bisedat e rëndomta. Ata kërkojnë përpjekje të madhe për të mbledhur entuziamin për t’u angazhuar në një bisedë të rëndomë. Shpesh zgjedhin të qëndrojnë të qetë.

I analizojnë shumë gjërat

Një karakteristikë dominuese e njerëzve me inteligjencë të lartë është se ata mendojnë përpara se flasin. Për ata ajo që flitet, ka shumë peshë. Si rezultat, ata shpenzojnë shumë energji duke u shqetësuar për gjërat që thonë.

Mbizotërojnë në subjektet që ju pëlqejnë

Kur ju pëlqen një subjekt, njerëzit me inteligjencë të lartë mundohet të mbizotërojnë atë dhe të përhapin çdo njohuri që kanë për të. Ata kanë aq shumë informacion të mbyllur brenda vetës, sa kërkojnë një vesh që t’i dëgjojë. Për shkak të kësaj, ata mund t’ju duken njerëzve të rëndomë si agresivë dhe të mërzitur, por në realitet është e kundërta.

Tërhiqen nga konfliktet

Në këtë botë, ekzistojnë disa lloje të personaliteteve. Njerëzit me inteligjencë të lartë hyjnë në mesin e atyre që duan të flasin, t’i dëgjosh, por edhe të të dëgjojnë. Megjithatë, ata bëjnë një përjashtim, nuk lejojnë që lajmet e rreme të kalojnë pa u hetuar. Në bazë të argumentimin për të sjellë të vërtetën, shpesh herë ata gjenden mes debateve të nxehta./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme